Në Gjeorgji vlerësojnë Kukësin, por sytë i kanë tek… Dzaria

Skuadra e Armando Cungut do të ndeshet me ekipin  Torpedo Kutais në turin e tretë kualifikues të Europa League-s. Skuadra gjeorgjiane për të parën herë e sheh veten në këtë raund dhe është mjaft entuziaste për përballjen e dyfishtë me verilindorët.

Në portalet gjeorgjiane shihet qartë interesimi i madh që kanë për Kukësin, ku nuk kanë nguruar që të bëjnë një profil të plotë të skuadrës verilindore, duke treguar historikun e nënkampionëve.

Veç vlerësimit që kanë për blutë, në Gjeorgji e theksojnë shumë se “ylli” i Kukësit është pikërisht një nga lojtarët e vendit të tyre, Irakli Dzaria, duke kujtuar se ishte pikërisht goli i mesfushorit që i dha kualifikimin skuadrës kuksiane në përballjen me Valetën e Maltës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *