Zyrtare/ Juventus tani ka dhe një skuadër të dytë profesioniste

Në përgjithësi skuadrat që punojnë shumë me rritjen dhe më pas shitjen e futbollistëve kanë veç skuadrës së parë dhe atyre të moshave zinxhir dhe ekipe të dyta, që zakonisht ngrihen dhe arrijnë deri në një kategori më poshtë se skuadra e parë.

Në Itali tani kanë nisur që t’i kushtojnë vëmendjes edhe kësaj pjese dhe Juventus ka bërë një hap të madh, pasi skuadra e dytë e bardhezinjve do të luajë në ligën e tretë të Italisë. Ka qenë vetë Federata që përmes një komunikate zyrtare ka bërë me dije se Juventus B drudhet të bëhet gati për nisjen e përgatitjeve, koha në dispozicion nuk do të jetë shumë e madhe, por është një hap historik. Vetëm skuadra nga Torino ju bashkua idesë së Federatë në këtë nismë të re.

Edhe Milani u tundua nga një ide e tillë për të pasur një ekip të dytë në ligën e tretë italiane, por në fund hoqën dorë, ndoshta të kushtëzuar dhe nga problemet që kishin së fundmi.

Kështu, Juventus duhet të nisë menjëherë nga puna për të caktuar trajnerin e ri dhe për të ndërtuar skuadrën që do të kërkojë për të bërë mirë në këtë kategori dhe pse jo të mos tentojë ngjitjen një kategori më lart.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online