Në Gjemani e bëjnë të sigurt, nuk ka kthim mbrapa për Boatengun

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Pak ditë më parë u shpërnda lajmi se drejtuesit e PSG-së kishin vendosur që të hiqnin dorë nga nënshkrimi i kontratës më Zheron Boateng për shkak të kërkesave të larta që Bajerni kishte për kartonin e tij, por së fundmi media bavareze “AbendZeitung” ka konfirmuar se 29-vjeçari do të kalojë përfundimisht te kampionët e Francës.

Nga shitja e mbrojtësit priten të përfitohen 50 milionë euro, që do sipas të gjithave gjasave do të përdoren për të sjellë në Mynih, talentin francez Benzhamin Pavard. Marrëveshja me drejtuesit e Shtutgatit është gjetur dhe zyrtarizimi nuk pritet të ketë vonesa.

Te kampionët e Gjermanisë, pasuesi i Boatengut do të jetë qendërmbrojtësi gjerman, Niklas Zyle, ndërsa 22-vjeçari, i cili sapo fitoi Botërorin do të duhet ta fitoj gjatë kampionatit vendin e titullarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *