Në formë dhe në humor, Brozoviç transformohet në… krokodil!

Marselo Brozoviç është një nga pikat më të forta të Interit të Spaletit. Mesfushori kroat është rritur shumë, vrapon pafund, shkel çdo cep të fushës, mbron, sulmon dhe çdo top përpunohet në fillim nga këmbët e tij për të nisur më pas sulmin drejt portës kundërshtare.

26-vjeçari zhvilloi një tjetër ndeshje të madhe në fitoren e thellë me rezultatin 5-0 përballë Xhenoas. Pas përfundimit të saj, ai ka dashur të bëjë pak humor në rrjetet sociale. Përballë Barcelonës në Champions, Brozoviç “shpiku” diçka nga mendja e tij, duke u shtrirë pas murit dhe bllokuar goditjen e Luis Suarez.

Një gjë e tillë mori vlerësimin e tifozëve, të cilët e krahasuan me “lëvizjen e krokodilit” dhe lojtari i është rikthyer përsëri atij episodi. Ai ka postuar disa fotografi i veshur si krokodil, çka ka sjellë ilaritet mes tifozëve dhe komenteve të tyre.

 

View this post on Instagram

 

Coccodrillo ? + EpicBroZo ? #epicbrozo ? #coccodrillo ?

A post shared by Super]Kralj[tata]BroZ (@marcelo_brozovic) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online