Çesk Fabregas është objektivi kryesor i Milanit për përforcimin e mesfushës. Leonardo rinisur negociatat me Çelsin për transferimin e 31-vjeçarit në Milano, ndërsa mediat angleze e bëjnë fakt të kryer.
Marrëveshja është arritur në parim, por mbeten për t’u zgjidhur dhe disa çështje. Siç citon “The Sun”, Leonardo ka arritur akordin me “Blutë e Londrës” dhe me lojtarin. Mesfushorit i skadon kontrata me Çelsin në qershor, por Milani dëshiron ta ofrojë në ekip që në janar.
Kuqezinjtë kanë vendosur të mos presin verën dhe janë gati të paguajnë diçka për kartonin e tij. Abramoviç kërkon 10 milionë sterlina, ndërsa drejtuesi brazilian i “Djalli” e cilëson si një shifër të lartë.
Problem tjetër është dhe paga prej 4.5 milionë sterlinash në sezon, që Çelsi duhet t’ia paguajë deri në qershor. Megjithatë, palët kanë arritur akordin në parim dhe nuk do jetë aspak problem për të zgjidhur dhe detajet e fundit, ndërsa Gatuzo dhe gjithë tifozët e Milanit janë gati ta presin me krahë hapur Fabregasin në Milanelo.