Kupa Libertadores drejt Spanjës, e konfirmon ish-presidenti i Bokës

Ndeshja e shtyrë mes River Plejtit dhe Bokës është një hall më vete për “CONMEBOL“, që nuk po gjen gjuhën e përbashkët me të dy klubet për organizimin e ndeshjes së dytë finale të Kupës Libertadores. Dhuna e shkaktuar nga tifozët e Riverit ndaj lojtarëve të Bokës bëri që takimi i planifikuar për t’u zhvilluar ditë më parë të shtyhej. Ende nuk ka një ditë dhe një orar të saktë se kur mund të luhet ky takim, edhe pse paraprakisht është vendosur që kjo ndeshje të luhet në datat 8 ose 9 dhjetor, në orën 21:00.

Boka pretendon se Komisioni i Disiplinës duhet t’u japë fitoren në tavolinë, ndërsa në anën tjetër është skuadra e Riverit që nuk pranon që ndeshja të luhet larg Argjentinës. Hipotezat kanë qenë të shumta, pasi fillimisht u propozua që të luhej në Uruguai, por është folur dhe për në Dubai, ashtu siç ka pasur interes dhe nga Italia që kjo sfidë të luhet në Xhenoa.

Një tjetër hipotezë qarkullon në mediat ndërkombëtare, të cilat kanë publikuar lajmin se klubet kanë rënë dakord që ky takim të zhvillohet në Spanjë, më saktë në stadiumin e Madridit, “Santiago Bernabeu”. Ka qenë ish-presidenti i Bokës, Mauricio Makri, i cili e ka pohuar diçka të tillë. Shumë shpejt pritet që të vendoset përfundimisht fati i ndeshjes së dytë finale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online