Lorenc Trashi më në fund është pjesë e kombëtares. Mbrojtësi i Partizanit ka bërë një sezon të mirë deri më tani dhe është shpallur dhe futbollisti më i mirë në Superiore, megjithatë ftesa kuqezi pati munguar për të. Refuzimi që Lenjani i ka bërë kombëtares ka bërë që në listën e Panuçit të ketë ndryshime. Lorenc Trashi dhe Ylber Ramadani janë dy të afruarit më të fundit në kombëtare dhe do të jetë në dispozicion të Panuçit në dy sfidat kundër Turqisë dhe Andorës.
Dy futbollistët janë grumbulluar për shkak të problemeve shëndetësore të Andi Lilës dhe Egzon Binakut, lojtarë që janë rikthyer te klubet e tyre. Pas portierit Alban Hoxha, një tjetër futbollist përfaqëson Partizanin te kombëtarja kuqezi. Superiorja tashmë përfaqësohet me dy futbollistë, si rrallëherë në vitet e fundit.