Ndreu: Cungu nuk rrezikon, Harba s’dha asgjë me Kukësin!

Barazimi i djeshëm i Kukësit me Teutën është komentuar edhe nga Ramadan Ndreu, i cili është Drejtor Menaxhimi në klubin verilindor. Krutani ka theksuar se skuadra po luan mirë dhe se lojërat e mira u japin moral për të ardhmen. Gjithashtu ai vë në dukje edhe gabimet e bëra.

“Pavarësisht se rezultatet nuk kanë qenë në favorin tonë, të jem i sinqertë lojërat kanë qenë të mira. Po e ndajnë lojën episodet, siç e patë edhe në këtë ndeshje kur na ndëshkoi Durrësi. Po I njëjti fenomen ka ndodhur edhe në ndeshjet e kaluara, ndaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm në goditjet standarde të kundërshtarit. Kjo për shkak se aty po goditemi. Sa i takon vazhdimësisë, lojërat e mira të japin pak moral. Gjithsesi mendoj se duhet te jemi pak më cinik në drejtim të rezultatit”, u shpreh për “SportEkspres.com” dhe kolegët tanë të “Telesport”.

Pavarësisht se Partizani ka 10 pikë më shumë se Kukësi, drejtori Ndreu thekson se puna e trajneri Cungu nuk vihet në dyshim. “Unë them se nuk ka lidhje me trajnerin, ai ka bërë një punë shumë të mirë. Por kampionati është në mesin e fazës së dytë dhe gjithçka është e hapur. Duhet të përmirësohemi dhe të jemi më cinikë e konkretë. Pra duhet t’i gjëmojmë rezultatit”, shtoi zyrtari i Kukësit.

I pyetur në lidhje me atë që i mungon Kukësit, Ndreu tha: “Po ta lexosh lojën me kujdes jemi jo të saktë para portës. U bënë një seri ndeshjesh që po humbim raste. Rexhinaldo është një lojtar i shkëlqyer, por ka një ngërç psikologjik dhe shpresojmë nga ndeshja në ndeshje të çlirohet”.

Për sulmin vetëm Rexhinaldo është në dispozicion të trajnerit Cungu dhe Ndreu e pranoi se atij i mungon një partner përpara. Gjithashtu ai komentoi edhe largimin e sulmuesit Haris Harba. “I mungon një partner Rexhinaldos? Pa diskutim. Jemi të cunguar sepse kemi vetëm një forcë në sulm, siç është Rexhinaldo. Po të ishte edhe një partner tjetër, do të ishte shumë më mirë. Kjo pasi ka momente që skuadra do të shtojë forcën sulmuese, por ne jemi të vakët aty. Kështu që na mbetet fazën e tretë që të marrim minimalisht një sulmues shumë të mirë”.

“Harba? Ndodh që lojtarë prej të cilëve ke pritshmëri të madhe të ikin. E vërteta është se ai nuk dha asgjë dhe prishëm kontratën me konsensus. Dëmi ishte në krahun tonë, pasi mbetëm vetëm me Rexhinaldon. E përsëris që në merkaton e janarit të hidhemi në sulm për të marrë një ose dy sulmues shumë të mirë”, përfundoi Ndreu, i cili në lidhje me gjykimin nuk kishte dëshirë të bënte komente pa i parë rastet sërish.

VLADIMIR PRENGA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online