Ndreca ikën nga Besëlidhja, e do Luftëtari

Mbrojtësi i majtë i formuar te skuadra e Laçit ka tërhequr dokumentacionin te lezhjanët dhe tashmë është lojtar i lirë. Bluzinjve u intereson

Bernard Gjikolaj

Besëlidhja njeh vetëm largime deri në këto momente, teksa pas kalimit të Seku Kamara dhe Lansinet Sidibe te Flamurtari, një tjetër lojtar është drejt kalimit në Superiore. Ditën e djeshme ka qenë mbrojtësi i majtë Edison Ndreca ai që ka tërhequr dokumentacionin në klub dhe tashmë është lojtar i lirë. Ish-lojtari i Laçit dhe i Burrelit më parë, është përzgjedhur nga stafi teknik si titullar në 24 ndeshje, duke bërë paraqitje të mira dhe tanimë kërkon një eksperiencë të re. Në krahun e majtë të mbrojtjes ai ka qenë titullar i padiskutueshëm, ndaj mungesa e tij do të ndihet në Lezhë. Tanimë ajo që është me interes ka të bëjë me skuadrën e re të mbrojtësit kurbinas dhe emri i parë që ka dalë në skenë është Luftëtari. Gjirokastritët kanë mbetur zbuluar në linjën e majtë të prapavijës, pasi është larguar nga ekipi me përfundimin e sezonit Pogradecari Vangjel Zguro, ndërsa në janar më parë kishte ndërprerë kontratën edhe ish-kapiteni Mersini.

SITUATA NË GJIROKASTËR

Te Luftëtari ka çështje të shumta për t’u zgjidhur, ku më kryesorja është trajneri. Interes për Ndrecën ka, por mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë më tej. Zgjidhja e dilemës për çështjen e pankinës do t’i hapë rrugë merkatos se bluzinjve. Gjatë kësaj kohe janë përmendur shumë emra, kryesisht elementë të rinj, ndërkohë që ka pasur largime të rëndësishme, edhe pse ende nuk është zyrtarizuar nga ana e klubit asnjë lëvizje, si në hyrje ashtu edhe në dalje. Momentalisht refreni është “jemi me pushime”, por shumë shpejt kjo situatë do ndryshojë dhe Luftëtari i sezonit të ri pritet të marrë jetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online