Cungu kërkon përforcime urgjente: Jemi vonë, nuk mjafton emri

Vllaznia është vonë, mendon dhe e thotë hapur Armando Cungu, i cili pret nga klubi lëvizje në merkato, sa më urgjente, edhe pse realisht duhen edhe dy muaj deri në startin e Superiores. Si zakonisht, Vllaznisë i kërkohen gjëra të mëdha, por Cungu frenon të gjithë, duke këmbëngulur se nuk mjafton vetëm emri i madh për të pretenduar.

“Gjatë sezonit të shkuar dolëm edhe me diskutime për të ardhmen e Vllaznisë, ku natyrshëm unë jam një trajner që kam ardhur tek Vllaznia me ambicie, që kam thënë se duhet punuar gradualisht për të bërë një Vllazni të bukur dhe pse jo në një të ardhme jo të largët edhe konkurrente. Duhet kohë, kam thënë, që ditën që kam ardhur tek Vllaznia, nuk bëhen gjërat me një të rënë të lapsit. Unë i kuptoj dëshirat e shkodranëve, i kuptoj shumë mirë dhe e di kush është emri i Vllaznisë. Por, mundësitë janë të tilla dhe gradualisht jam munduar dhe unë. Për mendimin tim, Vllaznia e sezonit të fundit ka qenë një Vllazni e bukur, shumë më e bukur se e vitit të kaluar, me rezultate të mirë dhe lojëra shumë të mira, e barabartë me shumë rivalë, madje në momente të caktuara ka qenë edhe mbi ta në nivelin e lojës. Realisht gjendemi këtu për të pretenduar edhe këtë sezon që të ndërtojmë një Vllazni më ambicioze dhe konkurrente, por këto janë gjëra që mbeten thjesht në pretendime dhe dëshira, duhet parë vazhdimësia se sa do të jemi të tillë. Mund të them se jemi vonë, të jem serioz në këtë drejtim, për t’i thënë ashtu siç janë gjërat dhe për të gjetur lojtarët që vlejnë për Vllazninë”, ishte përgjigja disi e gjatë e trajnerit Cungut për këtë pikë.

Gjatë prononcimit të tij për mediat, Cungu iu përgjigj edhe një pyetjeje që kishte të bënte se cilat janë kërkesat e tij ndaj klubit: “Kërkesat janë shumë të thjeshta. Nuk jam futur kurrë në çështjet financiare, jam ndër të vetmit persona që kur ulem në tavolinë, nuk kam parë kurrë aspektin ekonomik”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online