Ndodh në mes të Francës, ndeshja ndërpritet prej… rrymës

Ka ndodhur në shumë stadiume të botës që të ndërpriten ndeshjet për shkak të problemeve me rrymën elektrike. E kemi provuar edhe në Shqipëri, madje në një ndeshje derbi mes Tiranës dhe Partizanit në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ajo ndeshje ka hyrë në histori, pasi është derbi i vetëm i kryeqytetit i luajtur në dy ditë.

Më parë kishte ndodhur në “Qemal Stafa” në një ndeshje miqësore Gramozi-Real Madrid. Një ngjarje e tillë është përsëritur sonte dhe ka ndodhur në Francë. Metz-Niort, dy minuta nga nisja e pjesës së dytë, është ndërprerë për shkak të problemeve me rrymën elektrike.

Në fushë ishte edhe Ivan Balliu, mbrojtësi i kombëtares, i cili është pjesë e Metz. Skuadra e shqiptarit po fiton 1-0 dhe pret që të zgjidhet problemi dhe loja të rinisë normalisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online