“Liliputët” e Kupës kërcënojnë Simeonen: Mos na zër besë!

Atletiko Madridi do të përballet me UE Sant Andreu në turin e 1/16-ave të finaleve në Kupën e Mbretit dhe në letër është rivali më i lehtë të mundshëm, sepse Sant Andreu është ekipi i vetëm ende në garë në kupë që merr pjesë në Tercera Division, kategoria e katërt në futbollin spanjoll.

Sipas traditës, shorti është festuar, sepse natyrisht vjen një gjigant në qytet, por Sant Andreu ka pasur një mesazh interesant për Atletikon e Diego Simeones, duke e marrë me humor sfidën ndaj madrilenëve, sepse fundja nuk kanë arsye pse të bëhen shumë seriozë, në një sfidë të pamundur.

Para shortit, duke e ditur se do të përballeshin me një ekip nga La Liga, Sant Andreu kishte përgatitur një mesazh me një mozaik kartonësh për rivalin e radhës: “Jemi nga Tercera, por mos na zini besë: ejani me formacionin titullar”.

Në Katalunjë jo të gjitha klubet janë si Barcelona, por humori nuk u mungon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online