Ndodh edhe kështu, talenti gjerman “refuzon” Barçën dhe Liverpulin

Nuk ndodh shpesh që një lojtar të “refuzojë” interesimin e skuadrave të mëdha, por një gjerman mund të bëjë. Kei Haverc është vetëm 20 vjeçcilësohet si shpresa e madhe e futbollit gjerman, sezonin e kaluar shënoi 20 gola dhe dhuroi 7 asiste në 42 ndeshjet me Bajer Leverkuzenin, ndërkohë që numëron edhe tre ndeshje me kombëtaren.

Bild raporton se Barcelona e monitoron prej kohësh shtatlartin ofensiv dhe është gati të arrijë një akord me të dhe “aspirinat”. Edhe Klop synon ta transferojë në Anfield, por Kei mendon ndryshe.

Ai dëshiron të qëndrojë edhe një vit te Leverkuzeni për t’u rritur dhe përmirësuar akoma më shumë. “Një ditë do vendos edhe unë për të ardhmen time, por tani. Nuk e di nëse do të shkoj te Bajerni apo jashtë shtetit. Opsionet janë të shumta, por më të mirën nuk mund ta di në këto momente”, përfundon Kei Haverc.

Lojtari ka zgjedhur të qëndrojë edhe një vit me ekipin aktual (kontrata i përfundon pas tre vitesh), ndërsa Leverkuzeni kërkon të paktën 100 milionë euro për kartonin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online