Ndodh dhe kështu, kërkesa e pabesueshme e Rabiot shtang Barcelonën!

Barcelona ishte shumë pranë akordit me Adrien Rabiot, por në fund zgjodhi Frenki De Jong si përforcimin e duhur për mesfushën. Francezit të PSG i skadon kontrata në fund të sezonit dhe bisedimet mes agjentes së tij, e cila është dhe nëna e mesfushorit, dhe spanjollëve shkuan shumë mirë, por diçka ngeci në fund.

Siç citon Abdellah Boulma, gazetari francez, Rabiot ka insistuar në përfshirjen e një klauzole të veçantë në marrëveshjen me Barcelonën. Ai ka kërkuar që të mos detyrohet asnjëherë të aktivizohet në rolin e numrit “6” në mesfushën e katalanasve, që mbahet nga Sergio Buskets.

Rabiot është një lojtar, të cilit i pëlqen shumë faza ofensive, liritë taktike dhe “urren” të luajë në pozicionin para mbrojtjes. Diçka e tillë është e papranueshme për çdo klub, aq më tepër për Barcelonën, që ka vendosur të investojë për talentin holandez të Ajaksit dhe të heqë dorë nga Adrien Rabiot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online