Ndeshja speciale e Inzagit: Ja kush është ylli i Milanit

Bolonja pret nesër në mbrëmje Milanin në një ndeshje shumë të rëndësishme për të dy ekipet. Ekipi i Pipo Inzagit nuk fiton prej kohësh, kontestimet e tifozëve kanë prekur kulmin, ndërsa trajneri do të përballet me dashurinë e jetës së tij, Milanin.

Në stolin “kundërshtar” do të jetë Xhenaro Gatuzo, një mik i shtrenjtë me të cilin Inzagi ka ndarë shumë triumfe në fushën e blertë. Në fund një vlerësim për yllin e kuqezinjve, i cili është Suso sipas trajnerit të Bolonjës.

Le të flasim për futboll. Ajo çfarë ndodhi në Kasteldebole më ka goditur negativisht. E cilësoj si një gjest të dënueshëm dhe jam afër drejtuesve. Unë dhe djemtë e mi kemi një motiv më shumë për të bërë një ndeshje të madhe nesër. Milani? Duhet të luajmë me shumë adrenalinë. E shoh ekipin të karikuar, por është nga ata ndeshje ku nuk mjafton as të luash në mënyrë perfekte.”

Gatuzo? Xhenaro është një mik i madh. Kemi folur përpara pak kohësh, kur ndodhej në vështirësi. Do të jetë një takim special për shkak të asaj që Milani ka qenë për mua. Ata janë dhe do të mbeten gjithmonë në zemrën time, gjithmonë. Objektivat e klubit ishin të qarta. Nëse ndeshja e Athinës do të luhej 100 herë, me Suson në fushë Milani do e fitonte 99 herë. Spanjolli është një lojtar që bën diferencën.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *