Ndeshja me Laçin, dy shqetësime për Memën

Tirana regjistroi suksesin më të thellë këtë edicion, duke mundur Kastriotin 4-0 javën e shkuar. Skuadra bardheblu mori një sukses shumë të rëndësishëm, pasi tani ndodhet në vendin e parë. Këto tre pikë kanë akoma më shumë rëndësi për anën psikologjike të skuadrës, pasi suksesi mungonte prej plot 8 javësh.

Ndeshja e radhës për 24-herë kampionët e vendit është ajo me Laçin. Kurbinasit kanë treguar se janë një ekip kompakt dhe në fazën e parë i kanë mundur kurbinasit në “Selman Stërmasi”. Skuadra ka nisur dje përgatitjet, por trajneri Ardian Mema ka pasur dy mungesa.

Majkëll Ngo dhe Sedat Berisha nuk kanë qenë me grupin. Sulmuesi ka pësuar një dëmtim në gju dhe mbetet për t’u parë shkalla e dëmtimit, për të mësuar në do të jetë i gatshëm për ekipin apo jo. Në anën tjetër Berisha po kalon një periudhë gripale, por mbrojtësi pritet që të jetë gati për ndeshjen në Laç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online