Higuain në udhëkryq, Milani nuk e do më?

Në futbollin modern nëse ke një sulmues goli, ke një thesar. Këtë mendoi Milani në verë, kur mori Gonzalo Higuain nga Juve dhe mendoi se zgjidhi hallet e sulmit për disa sezone.

Megjithatë, gjërat nuk po shkojnë si ëndërronin kuqezinjtë, sepse pak nga pak Higuain është zbehur dhe duket shumë larg nivelit të vet.

Dje mbushi 31 vjeç dhe nuk ishte ditëlindja perfekte, sepse në Milano nuk po rezulton aventura e suksesshme që priste. Gonzalo ka shënuar 7 gola, një gol në 2 ndeshje kete seozon, por ka pasur edhe pezullim, ka edhe një dëmtim në shpinë që e bezdis.

Të gjitha këto vënë në dyshim të ardhmen e tij, sepse te Milani shohin ehee moshën e sulmuesit. Nëse rendimenti i tij nuk përmirësohet dhe nëse nuk vjen kualifikimi në Champions League, ka pak shanse që Milani ta blejë verën e ardhshme, sepse për momentin e ka në huazim me të drejtë blerjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online