UEFA nuk preferon të ndëshkojë klubet pjesëmarrëse në kompeticionet e saj me ndeshje pa spektatorë. Por, ka dhe përjashtime siç ishte dënimi i dhënë më 25 gusht ndaj Marsejës pas rasteve të përsëritura të dhunës nga ana e tifozëve të klubit francez.
Ndeshja e sotme midis Marsejës dhe Ajntrahtit të Frankfurtit, do të luhet më dyer të mbyllura. Stadiumi “Velodrome”, i cili zakonisht gumëzhin nga brohoritjet e dhjetëra mijërave sot do të ketë një atmofertë krejt ndryshe ku do të dëgjohen vetëm të bërtiturat e lojtarëve dhe trajnerëve.
Klubi i Marsejës ndodhet në një pozitë shumë delikate, pasi UEFA i ka paralajmëruar se në rast përsëritje të trazirave nga tifozët, masa e radhës do të jetë një përjashtim 2-vjeçar nga kompeticionet që organizon UEFA, si Europa League dhe Champion League.