Barcelona e shkërmoqur psikologjikisht nga dështimi i radhës në Champions League, pritet të ndërhyjë për të ndryshuar situatën. Përmirësimi i skuadrës me lojtarë të mëdhenj dhe largimi i fajtorëve është ilaçi i vetëm që ka në dorë presidenti Bartomeu.
Pista e Antuan Grizman është hapur sërish dhe francezi pritet të jetë objektivi i Barçës në verë. Kohët e fundit në mediat spanjolle ka qarkulluar lajmi se Grizman, ndryshe nga viti i kaluar, dëshiron të transferohet në “Camp Nou”. Dështimi Kutinjo dhe dëmtimet e shpeshta të Dembele e bëjne Barcelonën të mendojë seriozisht për të investuar për marrjen e francezit. 120 milionë euro do t’i kushtoje katalanasve një afrimi mundshëm i 28-vjeçarit.
De Ligt është operacioni aktual që Barça shpreson ta mbyllë sa më shpejt të jetë e mundur. “Sport.es” shprehet se transferimi është pranë përfundimit dhe se për mbrojtësin do të paguhen rreth 75 milionë euro. Paga e tij pritet të jetë e përafërt me atë të De Jong.
Me ardhjen e këtij të fundit një nga mesfushorët pritet të sakrifikohet. Ivan Rakitiç është në dyshim për të ardhmen e tij të Barça. Kroati është lidhur me një kalim të mundshëm te Interi. 31-vjeçari konsiderohet si një lojtar kyç në “Camp Nou”, megjithatë mosha e tij nuk premton shumë dhe blaugranët e mendojnë seriozisht një largim të tij, për të përfituar edhe financiarisht. Katalanasit pritet të arketojnë rreth 50 milionë euro.
Kutinjo është gati i larguar. Braziliani nuk i ka justifikuar kurrë 140 milionët e shpenzuar nga Barcelona. Klubi kërkon ta shesë sa më shumë të jetë e mundur për të ulur sa më shumë humbjet e këtij operacioni.