Negociatat midis Napolit dhe Atletikos për kartonin e Elseid Hysajt janë ndërprerë. Sipas “Corriere Dello Sport” shkak për këtë është bërë refuzimi i klubit italian për ulur kërkesat që ata kanë për shërbimet e mbrojtësit shqiptar.
Atletiko nuk pranon të paguajë 20 milionë euro për kartonin e Hysajt, ndërsa Napoli nuk ka ndërmend ta lëshojë shqiptarin për më pak. Palët priten të ulen sërish ne negociata, me Atletikon që do të japë një propozim final për lojtarin.
Në rast se oferta e radhës nuk pranohet, atëherë skuadra nga kryeqyteti spanjoll do të heqë dorë përfundimisht nga gara për mbrojtësin shkodran.