Napoli i shtang të gjithë, siguron shërbimet e yllit të PSV-së

Napoli duket shumë pranë goditjes së bujshme edhe pse ende nuk është hapur merkato. Sipas mediave italiane, konkretisht nga raportimet e “Corriere dello Sport”, thuhet se klubi i kaltër ka arritur të fitojë “ankandin” për meksikanin Hirving Lozano.

Klubi i Aurelio De Laurentis, duket se ka bërë ofertën më të madhe në drejtim të PSV-së, ku holandezëve i janë ofruar në pjatë plot 40 milionë euro për shërbimet e 23-vjeçarit. Në garë për Lozanon janë dhe shumë klube të tjera, por sipas gjasave, destinacioni i ardhshëm i sulmuesit do të jetë “San Paolo”.
Meksikani shpërtheu në Botërorin e Rusisë, verën e vitit të kaluar, ku mjafton të kujojmë golin e shënuar ndaj Gjermanisë për të kuptuar aftësitë e tij. Këtë sezon, Lozano ka shënuar plot 15 gola në Eredivisie, si dhe ka asistuar në 6 raste për shokët e tij të skuadrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *