Napoli “i dëshpëruar” për lojtar, kërkon yllin e Barcelonës

Emri i Hames Rodriges në Napoli po “harrohet” çdo ditë e më shumë. Reali nuk e jep për më pak se 50 milionë euro, para që e bëjnë De Laurentis të tërhiqet. Nikolas Pepe është opsioni që po qarkullon së fundmi.

Megjithatë, 24-vjeçari vlerësohet edhe më shumë se Hames. Lile kërkon 60-70 milionë për të lënë të lirë yllin e saj. Një lojtar më i lirë dhe i negociueshëm ka mbërritur në zyrat e drejtuesve napolitan.
Malkom Oliveira është ylli që do të ndiqet në kuadër të “aksionit” për të sjellë një lojtar klasi në “San Paolo”. Napoli i propozon Barcelonës huazimin me të drejtën e blerjes në fund të sezonit të ardhshëm.

Gjithashtu, pagesa nevojitet të jetë me disa këste. Mënyrë, që në Barcelonë mund ta pranojnë vetëm nëse ofertat e tjera janë më të ulëta. Për brazilianin interesohen një sërë klubesh, me Arsenalin që ka shprehur seriozitetin më të madh.

Malkom

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online