Nadal i pandalshëm, kalon në çerekfinale pa lëshuar asnjë set

Rafael Nadal vazhdon të tregojë formën e mirë në turneun Grand Slam, “Australian Open”.  Spanjolli mundi tenistin çek Tomas Berdych në tri sete (6 – 0, 6 – 1, 7 – 6) dhe siguron kështu biletën për në çerekfinalet e turneut, ku do kundërshtari i ardhshëm do të jetë 21-vjeçari premtues Frances Tiafoe.

Gjatë Grand Slam-it australian, tenisti spanjoll ka treguar një formë të admirueshme, duke mos humbur qoftë edhe një set në katër përballjet e para të turneut. Megjithatë, favoriti kryesor për këtë turne mbetet serbi Novak Djokovic, ndërsa rivalë që s’duhen të nënvlerësohen mbetet i riu Sacha Zverev dhe kampioni në fuqi Roger Federer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *