“Mustafi gaboi sërish? Aspak surprizë, ai është një rrëmujë e madhe!”

Shkodran Mustafi u transferua në vitin 2016 nga Valencia tek Arsenali për shumën e 35 milionë sterlinave. Mbrojtësi i kombëtares gjermane nuk ka zhvilluar ndeshje të mira me “topçinjtë”, sidomos në këtë sezon.

Paraqitje nën nivel dhe gafa të shumta. Kështu ndodhi sërish. Arsenali u mposht në shtëpi nga Kristal Palas me rezultatin 2-3. Një hap fals në momentin e gabuar pasi gara për një vend në Champions po shkon drejt fundit, ndërsa Mustafi gaboi në dy gola të miqve.

Xhimi Karrager, ish-qendërmbrojtës i Liverpulit, e ka kritikuar sërish 27-vjeçarin. Këtë sezon e ka bërë shpesh, sepse edhe Shkodrani ka gabuar pafund.

Unë nuk u surprizova fare nga gabimet e Mustafit. Ai ka qenë një rrëmujë e madhe që nga koha kur ka ardhur tek Arsenali. Kundër Palas e vërtetoi sërish diçka të tillë. Goli i dytë është totalisht prej fajit të tij”, komenton Xhimi Karrager për Monday Night Football.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online