Shkodran Mustafi është pranë largimit nga Arsenali. Lajmet që vijnë nga Turqia konfirmojnë interesimin e Gallatasarajt për mbrojtësin 26-vjeçar.
Siç citon “Fanatik”, kampionët në fuqi të Turqisë kërkojnë shërbimet e mbrojtësit me origjinë shqiptare, i cili u shpall Kampion Bote në vitin 2014 me Gjermaninë, dhe që sapo ka mbyllur sezonin e dytë me “Topçinjtë” e Londrës.
Drejtuesit e klubit nga Stambolli janë gati për të derdhur 25 milionë euro në arkat e Arsenalit për të transferuar Mustafin në kampionatin turk.