Emiljano Musta është ndër futbollistët e paktë që ende nuk janë lënë të lirë nga Teuta, që këtë verë ka bërë revolucion, duke larguar shumicën e titullarëve.
Mefushori 25-vjeçar nga Elbasani ka qenë një ndër lojtarët kyçë të Teutës në dy sezonet e fundit, duke luajtur 74 ndeshje mes kampionatit, kupës e Europa League, ndërsa ka shënuar edhe 8 gola.
Anësori i majtë tashmë kërkon të transferohet në Vlorë dhe ka marrë një ofertë joshëse nga Flamurtari, por marrëveshja nuk është finalizuar ende, për shkak se Musta ka një kontratë 2+1 dhe mund të bllokohet edhe për një vit në Durrës.
Tashmë Musta duhet të gjejë marrëveshjen me drejtuesit e Teutës, për prishjen e kontratës, përndryshe nuk do të transferohet dot në Vlorë.