Luftëtari, pa të huaj sezonin e ardhshëm?

Shumë gjëra varen nga kthimi ose jo i trajnerit Milinoviç, pasi ka dyshime, por pritet që në ekip të mos ketë asnjë të huaj sezonin e ri

Gëzim Beqiri

Censurim për arsye taktike dhe mungesë informacioni për situatën e tanishme te Luftëtari. Ndoshta kjo ka të bëjë me faktin se nuk ka zhvillime të reja në ekipin gjirokastrite, që është ndër të paktët në Superligë, ku nuk ka as afrime dhe as largime. Që do të jenë edhe një sezon tjetër me këtë skuadër futbollistët aktualë, kjo është një e drejtë për të dyja palët, sepse të gjithë janë nën kontratë edhe për një vit.

MILINKOVIÇ – Bën përjashtim trajneri Mlladen Milinkoviç, të cilit i lind e drejta të rinovojë ose jo edhe për një sezon tjetër, kur afati i qëndrimit në krye të Luftëtarit është 30 qershori. Sa më shumë kalojnë ditët, aq më të pakta janë mundësitë që ta drejtojë edhe për sezonin ardhshëm Luftëtarin. Disa herë ai përmendi faktin se do të vendosë, kur të jetë koha e përshtatshme, por deklarimi në disa raste se skuadra gjirokastrite penalizohej dukshëm nga gjyqtarët dhe se “peshku i madh e ha të voglin”, apo edhe se kampionati shqiptar është i vështirë dhe për këtë ndjehej tepër i stresuar, shtojnë dyshimet se do të kthehet në Gjirokastër. Milinkoviç ishte zgjidhja më e mirë e më e suksesshme e Luftëtarit, ku vendi i 4-t ishte meritë e përgatitjes dhe drejtimit profesional të tij. Fundi i këtij muaji do të sqarojë përfundimisht të ardhmen e Milinkoviçit, i cili, nëse kthehet, do të përzgjedhë futbollistët e duhur për kampionatin e ardhshëm.

JO MË TË HUAJ – Deri tani diçka është punuar paraprakisht në klubin gjirokastrit, duke e pasur një skuadër “në letër”. Lista nuk bëhet e ditur, sidomos për prurjet e reja, por nga burime të besueshme mësohet se Luftëtari do të formatohet me futbollistë vendës, duke mos pasur asnjë lojtar të huaj. Ka pasur diskutime vetëm për qëndrimin e mbrojtësit Edi Bojom, por ende edhe për këtë nuk është vendosur. Arsyeja për të mos pasur fubollistë nga jashtë vendit nuk lidhet me cilësitë dhe aftësitë e tyre. Nga ana organizative është më e lehtë të menaxhohen futbollistët vendës, ku edhe shpenzimet financiare, bashkë me kontratat, janë më të përballueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online