Besar Musolli është një prej lojtarëve që i ka dhënë shumë ekipit të Kukësit. Mesfushori nga Podujeva ka arritur që të fitojë gjithçka me skuadrën verilindore, por mbi të gjitha zemrat e tifozëve të Kukësit, të cilët e konsiderojnë si një kapiten 28-vjeçarin.
Musolli po kalon një periudhë rikuperimi mjaft ë vështirë, pasi ka këputur ligamentin dhe së paku deri në fundin e muajit shkurt apo fillimin e muajit mars nuk do të jetë gati.
Gjithsesi, vendosmëria e Musollit është për t’u admiruar, pasi synon që të kthehet sa më parë të jetë i gatshëm për ekipin. Vetë mesfushori ka publikuar një foto dje, teksa shihet se është në kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmëz, por natyrshëm që do i duhet dhe pak kohë për të nisur punën rreth fushës. Musolli po punon në mënyrë intensive për t’u rikuperuar sa më parë.