Ançeloti: Jam i kënaqur me Hysajn, bukur të luash për Krishtlindje. Merkato? Zero!

Napoli pret Spalin në shtëpi nesër dhe fitorja është detyrim për djemtë e Ançelotit. Diferenca me Juventusin është 8 pikë, ndërsa Napoli pret një dhuratë nga Roma për ta shkurtuar distancën me bardhezinjtë kryesues.

Karlo Ançeloti ka folur në konferencën për shtyp, duke u ndalur te sfida me Spalin. Më pas vjen ndeshja me Interin, por trajneri nuk e ka mendjen aty. Ançeloti komenton situatën e Insinjes dhe Kulibali, të cilët janë të ndëshkuar dhe mjafton një karton për të humbur takimin me zikaltrit.

Seria A do të vazhdojë të luajë dhe gjatë festave për herë të parë dhe kjo është diçka shumë e bukur sipas trajnerit. Merkato nuk do të ketë në janar. Asnjë blerje dhe asnjë largim, ndërsa trajneri i famshëm e mbyll me rikthimin e tij në Itali dhe ndryshimet që po shikon.

FESTAT – “Krishtlindjet janë një moment i rëndësishëm për të gjithë ne. Do të përpiqemi të kombinojmë aspektin e punës me atë festiv. Do të stërvitemi për Krishtlindje dhe kjo është një risi e bukur për futbollin italian. Në Angli njerëzit përfitojnë nga kjo periudhë për të shkuar në stadium me familjet e tyre.”

FORMACIONI – “Nuk mendoj t’i ruaj Insinjen dhe Kulibali për ndeshjen me Interin, sepse të mbash jashtë lojtarë me kartonë do të thotë të humbasësh dy ndeshje. Kemi dhe 3 ndeshje të rëndësishme deri në fund të vitit dhe duam të marrim maksimumin. Nuk bëj llogari duke menduar për Interin. Nesër do të zbresim në fushë me formacionin më të mirë. Do të mungojë Alan, i cili ka një problem në shpinë. Ka konkurrencë në sulm, pasi Insinje, Mertens dhe Milik janë në formë. Këto dy të fundit nuk kanë asnjë problem për të luajtur bashkë, por deri tani kam dashur të shfrytëzoj në maksimum momentin e mirë të individëve.”

MERKATO – “Në janar nuk do të blejmë asnjë lojtar. Kontingjenti më kënaq, është kompetitiv dhe një afrim do të krijonte probleme për menaxhimin e grupit. Nuk do të kemi as largime, përjashto faktin që ndonjë lojtar do të gjunjëzohej para portës së qendrës stërvitore, duke kërkuar largimin. Por, e shoh grupin të fortë dhe të lumtur për momentin. Pavard dhe Tobido? Nëse them se më pëlqen Pavard, do të tregoja mungesë respekti ndaj Hysajt, Malkuit dhe Maksimoviç, nga të cilët jam shumë i kënaqur.”

RIKTHIMI – “Eksperienca që kam përjetuar jashtë Italisë ka qenë ndryshe. Këtu po shoh pjesëmarrje të njerëzve, stadiumet po mbushen, VAR-i po na ndihmon, pavarësisht se ka nevojë për përmirësim, por nuk ka më polemika të forta. Nëse ne dhe Interi do të kualifikoheshim më tej në Champions, do të flisnim për një rritje të futbollit italian, por mund të konkurrojmë në Europa League me Lacion dhe Interin.”

MOXHI – “Ai ishte pjesë e festës së Juventusit? Moxhi ka qenë pjesë e Juves për shumë vite dhe ka shumë raporte personale me njerëzit atje. Ai ka qenë komandanti i atij klubi. Fakti që mori pjesë atje nuk më duket ndonjë gjë e rëndë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online