Muslija: Idhulli im është Mesi, ju tregoj objektivat për të ardhmen

Futbollisti i Hanoverit, Florent Muslija, ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit, ku ka folur për jetën e tij dhe futbollin në përgjithësi.

Mesfushori 20-vjeçar ka zbuluar lojtarin që ka si idhull, ndërsa ka folur dhe për raportin e ngushtë që ka më familjen që tani jeton 500 kilometra larg tij.

Ke ndonjë idhull në futboll?  “Idhulli im më i madh është Lionel Mesi. Ai është magjik me topin, këtë e tregoi dhe tani në Champions League. Është thjesht futbollisti perfekt, lëvizjet, kthesat, teknika e gjuajtjes, thjesht çmenduri. Sa herë që e shoh fillon të më rrah shpejt zemra. Kur shikoj atë e kuptoj pse e dua futbollin, është shembulli perfekt”.

Ju keni një teknik të mirë gjuajtje. Keni shënuar nga një goditje dënimi kundër Leverkuzenit dhe i jeni afruar golit kundër Shalkes. Është thjesht talent apo punë e vazhdueshme?

“Mendoj se është pak nga të dyja. Një përzierje e mirë. Gjëja që më e mirë që mund të bësh është që të forcosh pikat e tua të forta dhe të punosh mbi pikat e dobëta. Është diçka që kërkon shumë punë. Duhet të dish si të vendosësh këmbët para gjuajtjes dhe vendin e duhur për ta goditur topin. Nëse gjen ritmin e duhur, pjesa tjetër të vjen vetë”.

 

A je mësuar me jetën në qytet? – “Jam përshtatur mirë. Më pëlqen të lëviz nga qendra e qytetit së bashku me Valdrin Mustaën, një lojtari i ekipit B që e njoh prej disa kohësh. Ai erdhi te Hanoveri para pak muajsh. Dal me të çdo ditë. Është mirë që kam dikë me të cilin mund të kaloj kohën. Vij nga Karlsruhe dhe Hanoveri është shumë më i madh.

Muslija dhe Mustafa

Raporti me familjen ? – “Familja vjen e para për mua. Jetoj 500 kilometra larg nga ato dhe nuk i shoh shpesh tani. Ndihem gjithmonë i lumtur kur vijnë e më takojnë. Gjithsesi, babai im është i pranishëm në të gjitha ndeshjet e mija. Në filim ishte  e vështirë nga ana emocionale, pasi unë jam djali më i vogël i familjes”.

E ardhmja – “Objektivat e mi për të ardhmen janë që të vazhdoj të përmirësohem dhe të tregoj se jam një lojtari i vlefshëm për Bundesligës. Sigurisht dua të shënoj më shumë gola dhe asiste, gjëra këto që janë objektiva për çdo futbollist”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *