Bisedimet e stërzgjatura midis Rizesporit dhe klubeve të shumta të interesuara për Vedat Muriqin, duket se kanë lodhur dhe vetë sulmuesin shqiptar. Duke qenë se negociatat nuk po rezultonin të frytshme, futbollisti ka marrë vetë çështjen në dorë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Muriqi ka bërë të ditur se ai do respektojë vitin e mbetur në kontratës: Pas bisedimeve me presidentin e klubit z. Hasan Kartal dhe mosmarrëveshjeve për transferimin, vendosa që deri në përfundim të kontratës karrierën ta vazhdoj te Rizespori.
Me të mbaruar sezoni i ardhshëm Muriqi do të jetë lojtarë i lirë në treg çka do rrisë akoma dhe më shumë interesin e klubeve nga e gjithë Europa, por më parë 25-vjeçari duhet të tregojë se sezoni i kaluar ku nuk ishte thjesht një rastësi.