Zhoze Murinjo ka kaluar disa javë shumë të tensionuara. Humbjet ndaj Brajtonit dhe Totenhemit e vunë nën presion shumë të madh portugezin, që nuk i kurseu reagimet polemizuese në konferencat e shtypit.
Por, në një intervistë të fundit për “Gazzeta Dello Sport”, Murinjo shfaqet shumë më i qetë për situatën e tij te “Djajtë e Kuq”, duke lëshuar një deklaratë që tingëllon disi arrogante.
“Të gjithë gazetarët thonë se unë jam në rrezik shkarkimi, por unë nuk e mendoj kështu. Nëse ata më shkarkojnë, a e keni idenë se sa para do të më detyrohen”, tha Murinjo duke qeshur para gazetarëve italianë.
Murinjo përfiton 20 milionë euro në sezon dhe kontrata e tij zgjat deri në fund të sezonit tjetër. Në rast shkarkimi portugezi do të përfitojë 40 milionë euro dëmshpërblim për prishjen e njëanshme të kontratës.