Mançester Junajtid është shumë pranë finalizimit të marrëveshjes me Leister Sitin për transferimin e qendërmbrojtësit Meguajër, por për të siguruar kartonin e futbollistit anglez duhet që të bëhen sakrifica.
Sipas medieve angleze, Zhoze Murinjo ka drejtuar gishtin drejt argjentinasit Markos Roho. Mbrojtësi mëngjarash nuk po arrin të gjejë më minuta te “Djajtë e Kuq” dhe largimi duket më pranë se kurrë.
Destinacioni më i mundshëm për 28-vjeçarin është Uolverhemptoni. Klubi i sapo ngjitur në Premier League
është gati të paguajë 30 milionë euro për lojtarin e kombëtares argjentinase, ofertë kjo që plotëson kërkesat e Junajtid.