Murinjo: Një blerje mund të vijë, por dy duket e pamundur

Janë të rralla rastet kur Zhoze Murinjo shfaqet i lumtur. Portugezi nduket se është i pakënaqur me merkaton, pasi drejtuesit vështirë se do i përmbushin plotësisht kërkesat e tij, por pavarësisht kësaj, ai beson se me grupin që do të ketë në dispozicion do të bëjë mirë.

Numri 1 i stolit të Mançester Junajtit është i sigurt se do të arrijë të nënshkruaj dhe me një futbollist deri para mbylljes së merkatos. Kujtojmë që në Angli merkato mbyllet më datën 9 gusht, shumë më herët se në vendet e tjera.

“Unë jam i bindur se do të afrojmë dhe një futbollist tjetër, por mendoj se dy nuk do mundim që t’i afrojmë, diçka që nuk është dramë”.

“Në çdo sezon ndodh thuajse e njëjta gjë, në çdo klub. Çdo trajner dëshiron të ketë sa më shumë lojtarë, pasi kjo është në natyrën tonë. Jo gjithnjë plotësohet dëshira, diçka që më ka ndodhur në karrierën time dhe më parë. Do isha i lumtur nëse do afroja dhe një futbollist deri në mbylljen e merkatos”.

Herri Meguajer, mbrojtësi qendror i Leister dhe Ivan Perishicc i Interi janë dy lojtarë që preferohen nga Murinjo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online