Kurbanov “thumbon” Kukësin: Do të fitojmë me goleadë

Trajneri i Karabakut, Kurban Kurbanov, ka folur në konferencën për shtyp, ku është shprehur shumë i bindur se skuadra e tij do të fitojë bindshëm me Kukësin. Numri 1 i stolit të kampionëve të Azerbajxhanit ka thekuar se në këtë ndeshje i ka marrë masat për të arritur një fitore  bindëse ndaj Kukësit.

“Ne do të luajmë një ndeshje shumë të rëndësishme, por nuk do të japim gjithçka, edhe pse duhet të jemi shumë të kujdesshme. Duhet ë jemi të durueshëm dhe të mos kalojmë në aventurë. Skuadra është gati për këtë sfidë”.

“Kundërshtari nuk i mungon besimi dhe do të jetë përgatitur mjaft mirë për këtë ndeshje. Do përpiqemi të marrim një rezultat pozitiv, por ne e dimë se do të kemi një kundërshtar ndryshe nga ndeshja e një jave më parë dhe ne duhet të jemi gati për çdo surprizë”.

“Është bërë e zakontë që skuadrat luajnë në mbrojtje ndaj nesh në ndeshjet e fundit, por mua nuk më intereson kjo gjë”.

“Ata do përpiqen që të neutralizojnë sulmet tonë, por jam i bindur se do të fitojmë bindshëm dhe me shumë gola. Duhet të sulmojmë gjatë gjithë kohës dhe nuk duhet t’u krijojmë hapësira. Kam besim se ndeshja do të zgjidhet brenda 90 minutave. Unë besoj se kësaj radhe do të luajmë futbollin që unë kërkoj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online