Murinjo: Finalet angleze speciale, kjo do ishte e rëndë për Klop!

Liverpuli dhe Totenhemi do të përplasen mes tyre me datë 1 qershor në finalen e madhe të Champions Ligës. Dueli i gjithi anglez do të zhvillohet në Wanda Metropolitana të Madridit dhe kjo ndeshje po pritet me padurim.

Finalja e tretë për Jurgen Klop dhe e para për Mauricio Poçetinon. Gjermani i The Reds ka dështuar kundër Bajernit në vitin 2013 (drejtonte Dortmundin) dhe me Real Madridin vitin e kaluar. E trete e vërteta i thonë, por do të ishte shumë e rëndë një tjetër disfatë.

Zhoze Murinjo e di mirë, luan bukur me fjalët dhe shton presionin ndaj Klop. Edhe finalja e Ligës së Europës do të jetë e gjitha angleze. Arsenali do të luajë kundër Çelsit në Baku dhe kjo është diçka fantastike për futbollin ishullor.

KLOP – “Nëse Jurgen fiton, do të ishte një arritje e madhe për të. Ndryshon puna nëse nuk ia del. Të humbësh finalen e tretë të Champions Ligës, do të ishte shumë, shumë e rëndë. Ai është një djalë shumë pozitiv për momentin dhe mendon vetëm për ta fituar trofeun”. shprehet portugezi.

FINALET ANGLEZE – “Është diçka speciale. Do të kemi dy klube angleze fituese të trofeut dhe një finale Superkupe e gjitha angleze. Kur je trajner dhe po përgatitësh për një finale Championsi ka gjithmonë një aspekt negativ, që është mundësia e humbjes së finales,”, përfundon Murinjo.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *