Muriel: M’u prenë këmbët kur takova fenomenin

Rikthimi në Serie A ka rezultuar mjaft i goditur për sulmuesin e Fiorentinës, Luis Muriel. Kolumbiani ka shënuar katër gola në tri takimet e fundit me klubin nga Firence, duke rrëmbyer mënjëherë zemrat e tifozëve të skuadrës vjollcë.

Në një intervistë për “La Nazione”, 27-vjeçari tregon momentin kur takoi për herë të parë idhullin e tij Ronaldo fenomenin. “Bomberi” tregon se emocionet e të takuarit një hero të fëmijërisë së tij ishin tepër të mëdha.

Gjatë një grumbullimi më kombëtaren e Kolumbisë mu dha rasti për të takuar Ronaldon e vërtetë. Ai doli nga një ashensor, sapo e pashë mu prenë këmbët nga emocionet. Kuadrado më mori për krahu dhe e takuam e bëmë një foto. Kisha turp si një fëmijë në ato momente. Ai ka qenë rasti i vetëm që e kam takuar atë”, tha Muriel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *