Mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit, Andi Lila nuk ishte i gatshëm për sfidat kundër Turqisë dhe Andorrës, për shkak dëmtimi. Lila është operuar sot me sukses dhe këtë gjë e konfirmoi dhe vetë mbrojtësi në rrjetet e tij sociale.
“Faleminderit zot që gjithçka shkoj mire! Shpresoj te rikthehem sa me shpejt dhe me i forte”, shkroi Lila në Instagramin e tij. Nuk dihet ende kur mund të rikthehet në fushat e lojës dhe sa gjatë do të jetë faza e rikuperimit, por operimi me sukses është lajmi i parë i mirë për mbrojtësin kuqezi.