Luftëtari luan këtë javë në transfertë me Flamurtarin, ekip që po bën mirë javët e fundit. Gjirokastritët shkojnë ën Vlorë për të marrë pikë dhe për këtë trajneri Julian Ahmataj do të hedhë në fushë një ekip të ekuilibruar.
Elbasanasi ndërkohë duhet të bëjë llogaritë pa një prej titullarëve të rëndësishëm. Mbrojtësi grek Koconis u ndëshkua me karton të verdhë në ndeshjen me Laçin dhe për të ishte i katërti. Kështu, ai humbet ndeshjen me Flamurtarin dhe do të jetë i gatshëm për trajnerin Ahmataj në sfidën me Tiranën në shtëpi.
Gjatë këtyre ditëve do të shihet edhe gjendja e kapitenit Behar Ramadani, i cili edhe ndaj kurbinasve mungoi për shkak dëmtimi. Shkodrani vijon fazën e rikuperimit dhe në Gjirokastër mezi e presin rikthimin e tij, pasi është një nga lojtarët më të rëndësishëm në kampin bluzi.