Mungesat nuk kanë fund, Gatuzo humbet lojtarin kryesor

Milani do të luajë mesditën e nesërme një sfidë delikate ndaj Frosinones në transfertë, ku pozitat e të dyja skuadrave e bëjnë ndeshjen të jetë mjaft e rivalizuar. Gatuzo është “në fije të perit”, teksa rezultatet e fundit të trajnerit kanë lënë shumë për të dëshiruar dhe shkarkimi i tij është vetëm një hap larg.

Kuqezinjtë nuk shënojnë prej tre ndeshjesh në Serinë A, ecuria më negative që nga viti 2001. Sfida e nesërme shihet si një “varkë” shpëtimi për trajnerin, por edhe për lojtarë si Higuain, i cili prej nëntë ndeshjesh nuk gjen rrugën e golit.

Gjithsesi, ditën e sotme numri një i pankinës së “djallit” ka marrë një lajm të keq, ku Suso nuk është grumbulluar me ekipin, si pasojë e një dëmtimi muskulor. Lëndimi i spanjollit nuk duket i rëndë, por ndeshjen ndaj Frosinones mesfushori e ka humbur. Si zëvendësues i Susos pritet që të luajë Kastijeho, i cili nuk ka arritur të jetë ende një protagonist me fanellën kuqezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *