Usain Bolt nuk arriti të siguronte një kontratë si ekipin australian të Central Coast Mariners. Palët nuk arritën akordin financiar, por Bolt nuk dorëzohet. Tetë herë kampioni olimpik i Atletikës ka vetëm fjalë të mira për eksperiencën e provuar në Australi, ndërkohë që vlerëson shumë shokët e skuadrës.
Xhamajkani nuk ndalet dhe shikon përpara. Ai dëshiron me çdo kusht të firmosë me një ekip profesionist dhe nuk heq dorë nga dëshira e madhe për t’u bërë futbollist profesionist.
“Nuk funksionoi, por u ndamë shumë mirë. Ishte një eksperiencë e madhe, djemtë u treguan fantastikë dhe nuk arritëm marrëveshjen, vetëm për shkak të kontratës. E ardhmja? Të shohim se çfarë do të ndodhë. Menaxheri im vazhdon të jetë në kontakte për mundësi të reja”, përfundon 32-vjeçari i famshëm.