Mungesa dhe rikthime, Alegri me sytë nga infermieria

Mjekët e Juventusit janë shumë të zënë këto ditë. Kjo për faktin se “Zonja” po vuan nga dëmtimet e shumta, ndërkohë që e presin dy ndeshjet çerekfinale me Ajaksin në Champions dhe me Milanin  në Serinë A të shtunën.

Ekipi i Alegrit fitoi lehtësisht ndaj Kaljarit me rezltatin 2-0 me plot nëntë mungesa në përballjen e fundit, por në sfidat e ardhshme është llogari tjetër. Kristiano Ronaldo, Barzali dhe Kaseres janë mungesa të konfirmuara ndaj kuqezinjve. Paulo Dibala, Mario Manxhukiç dhe Spinacola kanë filluar stërvitjen.

Huan Kuadrado, Duglas Kosta dhe Sami Kedira janë trajnuar me ekipin pas një mungese të gjatë. Objektivi i Juventusit është të ketë ekip të plotë përballë Ajaksit. Champions Liga shihet si objektivi i vetëm për to, pasi kanë hipotekuar kampionatin dhe janë eliminuar nga kupa e Italisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online