Kombëtarja U-19 e femrave vazhdon të shkëlqejë në turneun miqësor që po zhvillon në Malin e Zi, sepse pas fitores në ndeshjen hapëse kundër Malit të Zi, sot ka mundur edhe Kroacinë.
Në ndeshjen e zhvilluar paraditen e sotme Shipëria barazoi 1-1 në 70 minutat e ndeshjes, me Blerina Morinën që barazoi në minutën e 53-të, pas golit kroat në pjesën e parë. Pas gjuajtjes së 11-metërshave, triumfuan vajzat kuqezi 6-5, me portierin tonë Meriem Isa që priti 2 penallti, pas shkëlqimit gjatë ndeshjes.
Sipas programit të këtij turneu, ekipet pjesëmarrëse nesër do të jenë pushim dhe përballjet e fundit do të zhvillohen në datën 22 qershor. Në Podgoricë Shqipëria do të ndeshet me Bosnje-Hercegovinën dhe nëse fiton, shpallet fituese e turneut.
Megjithatë, pak rëndësi ka kush e fiton trofeun, sepse gëzon më shumë fakti që Shqipëria ka të ardhme dhe futbolli i femrave po rritet.
Turne miqësor në Malin e Zi
Shqipëri-Kroaci 1-1 (6-5 pen.)
Shqipëria: Isa, Çerkini, Morina, Zyba, Simoni, Doko, Simoni, Rizollari, Xhymeri, Lufo, Levenaj (c).
RENDITJA
Bosnje & Hercegovina 6 pikë
Shqipëria 5 pikë
Kroacia 1 pikë
Mali i Zi 0 pikë