“Mund të eliminonim Liverpulin, më pas Arsenalin”, pengu i napolitanit

0

Liverpuli dhe Arsenali arritën finalet e UEFA Champions League dhe UEFA Europa League. Pikërisht me këto dy skuadra, është ndeshur ekipi i Napolit, që u eliminua si nga Champions League përballë Liverpulit (fazën e grupeve), ashtu dhe në çerekfinalet e Europa League, përballë Arsenalit.

Sulmuesi kryesor i napolitanëve, Arkadius Milik, foli për mediat italiane, ku u shpreh se ky sezon nuk ishte gjë tjetër veçse një peng i madh për të dhe skuadrën e tij. Në fjalën e tij, polaku tha:

“Kemi qenë shumë pranë kualifikimit në fazën me eliminim direkt në Champions League, Liverpulin mund ta kishim mposhtur. Më pas, morëm pjesë në Europa League. Edhe përballë Arsenalit mund të kishim bërë shumë mirë. Kur shikon këto dy ekipe në finale, mendon me vete: Po sikur të ishim ne? Por ky është futbolli, një gjë të gabuar po të bësh, ndëshkohesh”, përfundoi Milik.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.