Ish-trajneri dhe futbollisti i Tiranës, Shkëlqim Muça, preku fenomenin e tolerimeve dhe aleancave në etapën e fundit të kampionatit.
Në studion e emisionit “Rubrika Sportive ” në “RTSH”, Muça e cilësoi këtë fenomen si një ndër shkaqe kryesore të mungesës së njerëzve në stadiume.
“Asnjë rezultat nuk më habiti, ishin të pritshme. Në këto javë, vetë lufta për Europën dhe mbijetesën e bën kampionatin më të bukur. Nuk ka llogari dhe lëshime. Kjo e bën futbollin më tërheqës dhe të pastër. Të gjitha kanë qenë ‘fair’ dhe shpresoj të vazhdojë kështu. Vitet e shkuara ka pasur lëshime në fund. Duhet kuptuar që duhet luftuar deri në fund, është një produkt që duhet reklamuar. Po u lanë ndeshjet e fundit, njerëzit gjashtë muaj pas nuk vijnë. Të gjithë duhet ta forcojnë garën me lojë të ndershme. Po të ketë ndeshje të pastra, njerëzit do vijnë 10 ose 20 për qind më shumë”.