Shkëlqim Muça, i ftuar si zakonisht në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH Sport, ka analizuar ato që ndodhën në javën e 32-të të Kategorisë Superiore. Fillimisht foli për triumfon e Partizanit në Vlorë kundër Flamurtarit.
“Duke parë gjithë ndeshjen, u tregua se Partizani e meriton vendin ku është. Kemi parë një ekip që ishte shumë i përqendruar. Dukej sikur ishte për trofeun. E dominoi ndeshjen dhe e fitoi pastër. Tani është gati të prekë trofeun”.
DERBI – “Shpresoj të ketë shumë tifozë në derbi. Aty shpëtohet sezoni për tifozët. Do ishte mbylla më e mirë për kampionatin, Është një derbi special, pasi Partizani do të fitojë trofeun. Tirana nga ana tjetër do pikë për objektivin që ka. Në derbi nuk ka llogari. Ne që e kemi provuar, sado jemi ,munduar, asnjëherë nuk dalin llogaritë. Tifozët nuk të lënë. Shpresoj të bëhet derbi i bukur. Nuk ka moment më të mirë për Partizanin ta fitojë titullin në derbi. Tifozët mezi presin ta fitojnë në derbi”.
FITORJA E TIRANËS – “Skënderbeu krijoi raste, por nuk pamë vendosmërinë për të fituar. Isha i bindur që do ta fitonte Tirana. E kisha atë ndjesinë. Ishte në fushë Skënderbeu, por nuk kishte dëshirën e madhe për të fituar. Gjyqtari nuk dha penallti, nuk kishte pse shkonte ashtu. Lojtari i Skënderbeut ka shkuar direkt te këmbët e lojtarit. Ishte penallti neto. Po të mbaronte 0-0 do të kishte polemika. Po të mos bëhej goli, do ishte penalizim i madh për Tiranën”
NDESHJA NË DURRËS – “Nuk mund të bëj analizë të hollësishme, por me atë që pashë më afër fitores ishte Luftëtari. Teuta vazhdon dobët, Teuta ishte me fat. Gjirokastritët lanë dy pikë”, u shpreh Muça gjatë emisionit.