Rexhinaldo, sulmuesi i Kukësit, i dha fitoren një ditë më parë Mozambikut kundër Zambias dhe kombëtarja e tij është ende në garë për kualifikimin në Kupën e Kombeve të Afrikës. “Jemi të gjithë për t’u përgëzuar. Faleminderit popullit të Mozambikut për mbështetjen e tyre. Forca Mozambiku”, shkruan sulmuesi në llogarinë e tij në “Facebook”.
Vlerësimet për Rexhinaldon nuk kanë munguar, teksa një gazetë sportive në shtetin afrikan e ka hapur faqen e parë me imazhin e sulmuesit të Kukësit. Ky i fundit e ka publikuar edhe në rrjetet sociale.
Por ndërkohë që “gërmon” për të kërkuar informacion, vë re që spanjollja AS e ngatërron sulmuesin e Kukësit me një tjetër Rexhinaldo, atë të Monzës. Por kemi të bëjmë me një brazilian, i cili ka provuar të luajë Serinë A me Trevizon, Fiorentinën, Parmën dhe Sienën.