Mou: Juventusi favorit për Champions-in, por të gjithë e njohim Simeonen

Mbrëmjen e sotme do të luhet një nga ndeshjet më të forta të fazës së 1/8-ave të UEFA Champions League, ku do të vihen përballë Atletiko Madrid dhe Juventus. Ndeshje e parë do të luhet në Madrid, teksa në kuadër të sfidës, ka folur edhe Zhose Murinjo, i cili së fundmi është kthyer në analist.

Sipas luzitanit, Juventusi sa mundësi ka për të fituar Championsin, ka dhe për t’u eliminuar nga përballja me Atetlikon. Pra, me pak fjalë, Murinjo e sheh si një përballjë mjaft delikate, teksa ekipi i Simeones, sipas “Special One” është mjaft ambicioz.

“Mendoj se Juventusi mund të fitojë Champions League, sidomos tani që kanë një lojtar si Kristiano Ronaldo. Janë shumë të uritur për atë trofe, por nuk do të ishte ndonjë surprizë e madhe në rast se eleminohen nga Atletiko Madrid, sepse janë një ekip ambicioz.

Atletiko ka investuar shumë për të arritur në finalen që do të luhet në stadiumin e tyre. Ata ndoshta nuk lozin futboll të bukur, por të gjithë e dimë mënyrën e lojës së Simeones.

Ka sulmues të talentuar, të cilët mund të bëjnë diferencën dhe për këtë arsye mendoj që Juventusi sa mundësi ka të fitojë Championsin aq edhe ka mundësi të eleminohet nga Atletiko.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online