Moto GP: Triumfon Markez, mposht Dukatin në Francë

Sot është zhvilluar gara e pestë e sezonit në MotoGP. Mark Markez ia ka dalë të triumfojë në çmimin e madh të Le Manshit. Kampioni në fuqi u nis nga vendi i parë dhe nuk pati probleme për të fituar garën e zhvilluar në Francë.

Pas tij u renditën dy motorët Dukati. Andrea Doviciozo e mbylli i dyti, ndërsa podi u kompletua nga Danilo Petruçi. Vetëm vendi i pestë për Jamahën e Valentino Rosit, i cili e mbylli garën pas Xhek Milerit të Pramac Racing.

Jashtë gare përfunduan Mark Vinjales dhe Andrea Janone. Fitorja e sotme e ngjit Markezin në vend të parë me 95 pikë, i ndjekur nga Doviciozo me 8 pikë më pak dhe Aleks Rins me 75 pikë. Në vend të katërt renditet Valentino Rosi me 72 pikë, ndërsa gara e ardhshme do të zhvillohet në Itali.

Renditja e garës së sotme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online