Motivimi ndaj Skënderbeut, ngacmimet dhe hakmarrja: zbërthehet Kote

Kristi Kote është vetëm 20 vjeç, por tani që iu dha mundësia të flasë tregoi se është me këmbë në kokë. Shumë i matur në ato çka thotë, ndërkohë që nesër pritet ta nisë titullar kundër Kamzës. Do jetë hera e parë me fanellën e kuqe dhe në konferencën e sotme për shtyp tregoi se po mundohet të shfrytëzojë çdo mundësi që i jepet.

Korçari foli edhe ndeshjen e shkuar me Skënderbeun, ekipin e vendlindjes. Ngacmimet nga shokët, mbështetja e trajnerit dhe kombëtarja Shpresa. Kote thotë fjalët e tij të para si lojtar i Partizanit, teksa thekson se ndaj Kamzës është një ndeshje normale dhe se nuk kërkon hakmarrje për faktin që nuk qëndroi aty pas një testi që bëri në verë.

Zakonisht e keni nisur nga stoli, por lajm i mirë është që sa herë trajneri kthen sytë nga stoli, ju jeni i pari që aktivizoheni. Sa ju ndihmon kjo ta mendoni veten të rëndësishëm dhe që një ditë do ta nisni edhe si titullar?
-Nuk e diskutoj. Në momentin e parë që erdha te Partizani kam qenë shumë i lumtur dhe më kanë pritur shumë mirë, si shokët, ashtu edhe stafi. Kanë bërë që të rritem dita-ditës dhe shanset që më janë dhënë më kanë motivuar edhe më shumë për të dhënë më të mirën. Shpresoj që edhe në shanset që të më jepen edhe në vijim, të jap edhe më shumë nga vetja ime. Jam i sigurt që akoma nuk kam shprehur gjithë potencialin tim.

Si ndihesh të jesh pjesë e kësaj skuadre?
-Është një privilegj për çdo lojtar, sidomos në moshën time, që të përfaqësojë fanellën e një klubi kaq të madh dhe me emër, siç është Partizani.

Ishte e vështirë për ju të luani kundër ekipit të vendlindjes?
-Nuk mund të them e vështirë. Ishte një kënaqësi shumë e madhe, por edhe një motivim shumë i madh. Përfaqësoja një klub shumë madh si Partizani dhe e vetmja ndjesi që kisha ishte që të jepja më të mirën për këtë fanellë.

Ju kanë ngacmuar pas ndeshjes shokët tuaj në Korçë?
-Ngacmimet ndodhin vazhdimisht. Shokët nga Korça ngacmojnë, por që mbeten atje. Thjesht ngacmime të vogla.

Sa e rëndësishme është për ju mbështetja e profesor Gegës?
-Nuk e diskutoj, është një vlerësim shumë i madh prej tij që më ka dhënë këtë shans. Shpresoj që edhe në vijim t’ia shpërblej edhe më shumë.

Keni luajtur në të shkuarën me kombëtaret e moshave. E keni synim që të vishni edhe fanellën e Shpresave?
-E gjithë vëmendja ime momentalisht është te Partizani. Dëshiroj të jap më të mirën këtu dhe më pas t’ia lëmë kohës të gjitha.

Formacioni nuk tregohet dhe nuk presim të na e thoni, por a i shikoni sfida të tilla si me Kamzën e Kastriotin si një mundësi për të treguar vlerat dhe për të siguruar më pas një vend në formacion?
-Nuk e diskutoj. Mua çdo shans që më jepet përkthehet në një mundësi të artë për mua që të tregoj vlerat e mira. Por pse jo që të marr akoma edhe më shumë minuta. Kjo varet gjithçka nga unë.

Para se të vinit të Partizani, u munduat të bindnit Kamzën këtë verë. A është ky momenti që të tregoni se kanë gabuar me ju?
-Nuk pse i tregoj njeriu nëse kanë gabuar apo jo. E rëndësishme është që të bëj më të mirën aty ku jam. Momentalisht jam te Partizani dhe dua të bëj më të mirën këtu.

VLADIMIR PRENGA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online